Ajo çfarë ndodh në gojën tuaj mund të tregojë shumë për gjendjen e organizmit. Ja disa shenja që duhen pasur në vëmendje.
Njollat tek dhembet
Njollat tek dhembet nuk përbejnë thjesht një problem estetik, por mund të tregojnë një shumim bakteresh në goje. Në përgjithësi kjo mund të pasohet me një sëmundje të mishrave.
Ndjeshmëri dentare
Keni ndjeshmëri ndaj të ngrohtit dhe të ftohtit? Kjo mund të jetë shenje e një kariesi i cili nëse nuk trajtohet mund të dëmtojë indet nervore rreth e rrotull.
Ere e keqe e gojës
Sigurisht që era mund të vijë edhe nga ushqimi që keni konsumuar, por nëse ajo vazhdon për një periudhë të gjatë, atëherë mund të keni probleme me mishrat e dhëmbëve.
Gjakrrjedhja
Gjakrrjedhja mund të jetë shenjë e ndonjë inflamacioni bukal ose e një gingiviti.
Mishra të zbardhura
Mishrat e dhëmbëve zakonisht janë rozë e hapur, kështu që nëse ngjyra duket shumë e zbardhur behet fjalë për një problem. Ato mund të fryhen dhe mund të infektohen.
Gjuha e bardhë
Nëse e shihni që gjuha juaj është paksa e zbardhur shkoni menjëherë tek dentisti. Mund të bëhet fjalë për një inflamacion, tharje ose për një infeksion të quajtur “Mugth”.