Ja çfarë tregon urina për shëndetin tuaj

Nuk diskutohet shpesh në lidhje me urinën duke i quajtur këto biseda banale dhe të sikletshme. Mirëpo ka disa gjera që duhet t’i dini patjetër.

Analiza e urinës është një kontroll mjekësor që mund të dalloje probleme të shumta me shëndetin. Ja disa prej tyre.

Kanceri ne gji

Sigurisht që mamografite nuk do zhdukën, por shumë shpejt prezenca e tumorëve malinjë do kuptohen me anë në testeve urinare. Të gjithë kanë pteridine në urinë, por ata që mund të jenë në hapat e para të një kanceri në gji kanë një nivel më të lartë. Ky test do e parashikojë problemin shumë më herët sesa e bën mamografia.

Mpiksja e gjakut

Sot ky problem dallohet vetëm nëpërmjet testeve të gjakut apo edhe imazheve shumë të kushtueshme. Shkencëtaret nga Massachusetts Institute of Technology kanë zbuluar një test urine që mund të tregojë mpiksjen e gjakut.

 

Prezenca e Bisphenol A-se

Në urinë gjenden shumë përbërës të cilët trupi jonë do t’i largojëe, përfshirë këtu toksina, medikamente apo edhe ushqime. Sasia e lartë e Bisphenol-it A që mund të gjendet në urinë lidhet me probleme si astma, problemet me zhvillimin apo edhe sëmundjet kardiake.

Kanceri i zorrës se trashe

Detektimi i kancerit te zorrës se trashe pa koloskopi? Tashme është e mundur fale kërkuesve nga Univeristeti i Alberta-s.

Jetëgjatësia

Njerëzit qe kane një sasi te madhe proteinash ne urine vdesin rreth 7-8 vjet me herët sesa ata qe kane një sasi normale. Për këtë arsye rekomandohet nga mjeket qe personat te cilat vuajnë nga veshkat, diabeti apo tensioni arterial te bëjnë çdo vit analizat përkatëse.