Home LAJME Ja kush e përbën listën e LDK-së për deputet!

Ja kush e përbën listën e LDK-së për deputet!

Pritet që javën e ardhshme të shpërndahet parlamenti dhe zgjedhjet e ardhshme të mbahen brenda 45 ditëve, pra brenda qershorit. Ndërkohë të gjitha partitë kanë shtuar intensitetin e aktiviteteve në terren duke mobilizuar anëtarësinë.

Për çdo ditë liderët e: PDK, LDK, AAK, AKR, VV, “Nismës”, janë duke vizituar zonat e ndryshme të Kosovës ku po zhvillojnë takime me elektoratin dhe strukturat e partisë.

Thuajse të gjitha këto parti tashmë kanë emëruar shefat e shtabeve zgjedhore në çdo degë, nëndegë, lagje. Ndërkohë, KQZ (Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës) javën që shkoi shpalli tenderin për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e ardhshme.

LDK kalkulon listën e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme

Gazeta “Bota sot” merr vesh se brenda LDK-së po kalkulohet lista e kandidaturave të LDK-së për zgjedhjet e ardhshme, e cila pritet të ketë këtë përbërje: 29 deputetët aktual që përfaqësojnë LDK-në në parlament do ta përbëjnë rreth 30 % të listës.

Pjesa tjetër rreth 50% e listës së kandidatëve do të përbëhet nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Sikurse pjesën tjetër 20% të listës do ta përbëjnë njerëz apo figura me autoritet që vijnë nga sektorë të ndryshëm, nga bizneset, OJQ-të, mediet, etj. Një përqindje të vogël, 2 ose 4 kandidatë do të jenë nga demokristianët PDKI, PSHDK, PNDSH-ja. Parashihet që lista të përbëhet me mbi 30% femra.

Previous articleBurg bosit grek, nxiti Alket Rizain për vrasje e arratisje spektakolare
Next articleTë mos sakrifikohet FAK-u, shkaku i vendeve të rezervuara tha Vllasi