Ja lista e ushqimeve që parandalojnë rënjen e flokëve

Hair-loss-2Pothuajse të gjithë njerëzit e vujanë problemin e rënjës së flokëvë, veçanarisht gjatë periudhës së pranverës.

Specialistët e shëndetësisë rekomandojnë disa produkte që gjenden në ushqime të caktuara të cilat duhet ti konsumoni vazhdimisht, për të parandaluar këtë fenomen kaq shqetësues, i cili përveç pamjes fizike, ndikon edhe në humbjen e vetëbesimit.

Proteinat

Flokët janë të krijuara nga proteinat, prandaj sygjerohet të konsumoni ushqime të pasura me proteina. Proteinat mund të gjenden lehtë në ushqime si peshku, melçia, veza, qumështi i sojës, bajamet dhe djathi. Por kujdes, nuk duhet ta teproni me yndyrën, pasi yndyra e tepërt rrit nivelin e testosteronit i cili përshpejton rënien e flokëve.

Hekuri

Hekuri luan një rol mjaft të rëndësishëm në prodhimtarinë e homoglobinës, e cila përçon oksigjenin në organe dhe inde. Hekurin mund ta gjeni në produkte si frutat e thata, drithrat, agrumet dhe lëngu i vishnjës.

Zinku

Zinku është shumë rëndësishëm në luftën kundër rënjes së flokëve . Ai ka rolin kryesorë në balancimin hormonal, si dhe është përgjegjës për rolin e gjëndrave që janë të ngjitura afër folikulave të flokut. Zinku mund të gjendet mjaft lehtë në produktetet si mishi i kuq, mishi i shpezeve, në prodhimet e detit si gaforret, molusqet etj.

Pak më tepër kujdes ndaj këtyre produkteve në dietën e përditëshme, do ju bëjë të vëreni shumë shpejt efekte positive. http://www.albeu.com/shendetesi/-ja-lista-e-ushqimeve-qe-parandalojne-renjen-e-flokeve-/142159/