Thënia se ‘ Jeni, çfarë hani’, duket të jetë shumë e vërtet për milingonat gjysmë-transparente.
Disa imazhe të bëra nga Mohamed Babu nga India, kanë zbuluar diçka shumë të çuditshme rreth milingonave, gjersa silleshin rreth kuzhinës së tij.
Një ditë ai vërejti se milingonat ishin duke ngrënë miellin e derdhur në dysheme, e si për çudi, ato ishin transformuar në ngjyrë të bardhë.
Ai më vonë pati një ide dhe bëri disa pamje.
Bëri pikat e vogla nga përzierja e sheqerit me pika të kuqe, jeshile, blu dhe të verdhë,pastaj i la pikat në një fletë të bardhë plastike jashtë në kopshtin e tij për të tërhequr milingonat. Ato u shnderruan ne baze te ngjyres se ushqimit qe konsumonin. Fotot e eksperimentit tashme gjenden kudo.