Ja se çka mendon Tuna për Fjolla Morinen

Pas lansimit të ‘’Queen’’ nga Fjolla Mororina, kanë plasur komentet në rrjete sociale. Ka të atillë që janë pro dhe kundër kësaj kënge. Në hashtagun ‘’palojezogun’’, tashmë janë renditur shumë komente, nga më të ndryshmet.

Ndërkohë, kjo këngë po konsiderohet një diss ndaj këngëtares Altuna Sejdiu-Tuna, e cila megjithatë nuk e ka injoruar totalisht këtë këngë dhe këtë përpjekje të Morines.

Tuna, me të dëgjuar këngën e ka përqeshur me të madhe atë. Këngëtarja e hitit ‘’MMV’’ ka lënë një mbishkrim plotë sharje në ‘’Instagram’’. Komentet janë aprovuar dhe vazhduar nga i dashuri i Tunes, reperi Cozman.