Trupi i Beyonces gjatë nderjes se çmimeve Grammy i la të gjithë me gojë hapur. Po si arriti ajo tek ato linja perfekte? Zbulojeni!
Beyonce është nga ato mama që e kane zili të gjitha për linjat pas lindjes. Sipas specialisteve të sportit ajo ka mundur të krijoje atë trup fale ushtrimeve dhe lëvizjeve 360 grade, jo thjesht duke përdorur pajisjet e një palestre.
Nga ana tjetër dieta vegjetariane që ajo ka mbajtur për 22 ditë se bashku më të shoqin ka bërë pjesën e saj. Ja disa ushtrime që mund t’i bëni edhe ju në shtëpi për të pasur rezultate të mira.
1- Shtrihuni ne dysheme duke qëndruar mbi këmbët dhe duart. Forconi këmben e djathtë dhe ngrini shputën lart. Bëjeni këtë 50 here. Njësoj veproni edhe me këmben e majtë.
2- Qëndroni në dysheme duke vendosur në toke bërrylat dhe gishtat e këmbeve. Mbajeni trupin drejt. Ngrini lart njërin krah, pastaj tjetrin. Alternojeni këtë 40 here.
3- Shtrihuni në kurriz dhe mblidhni gjunjët. Ngrini me pas pjesën e legenit sipër dhe uluni ngadalë. Kontraktoni të pasmet kur ngrini legenin.