Ja si të shmangim tensionin e lartë
|Nëse ju keni presion të gjakut mbi 90 apo më të lartë se 140 është e mundur që ju të keni një diagnozë të hipertensionit. Natyrisht, gjëja e parë që duhet të bëni është të konsultoheni me mjekun tuaj, por presioni i lartë i gjakut, mund të kontrollohet. Ja disa mënyra se si mund të shmangni hipertensionin.
- Humbisni peshë, nëse trupi juaj ka disa kile të tepërta. Pesha ndikon në lodhjen tuaj trupore e si pasojë ju rrit tensionin.
- Bëni ushtrime fizike. Lëvizja e trupit dhe muskujve të tij është gjëja më e mirë që mund të bëni. Të paktën duhet të ecni 30 minuta në ditë.
- Ushqehuni shëndetshëm. Mos ju largoni drithërave, perimeve, frutave, apo produkteve të qumështit. Mbani një ditar të ushqimeve që konsumoni. Do t’ju bëjë mirë edhe për mendjen.
- Ulni konsumimin e kriprave. Sa më pak të konsumoni kripë, aq më mirë do të jetë për shëndetin tuaj.
- Mos e teproni me alkoolin. Një masë e caktuar e konsumimit të tij është e nevojshme, por kujdes, nuk duhet ta teproni. Sidomos për gratë dhe burrat në moshë të madhe. Mos i kaloni 350 ml në ditë. Do të keni ndryshime të menjëhershme dhe të pakuptushme të presionit në gjak dhe kjo nuk është e shëndetshme.
- Mos konsumoni duhan. I bën dëm gjithçkaje dhe ngre presionin e gjakut.
- Limitoni kafenë. Pavarësisht se ka të mirat e saj, ende nuk dihet se kush është dëmi që konsumimi i kafesë i bën gjakut. Për të kuptuar efektin, masni tensionin para pirjes së një filxhani kafeje dhe më pas mateni sërish pas 30 minutash. Do të vëreni se tensioni është ngritur nga 5 deri në 10. Luhajtet nuk janë të këshillueshme, prandaj duhet t’i shmangni ato.
- Kujdes me stresin. Nëse stresoheni apo keni ankth kjo ndikon drejtëpërdrejt në presionin e gjakut dhe si pasojë e rrit atë.
- Masni vazhdimisht presionin e gjakut. Duke e mbajtur veten nën kontroll do ndiheni më të kujdesshëm ndaj shëndetit tuaj.
10 . Përfshini njerëzit tuaj të afërt. Ata do kujdesen që çdo gjë të jetë nën kontroll tek ju.