Home LAJME Jacobson me liderët diskuton për Gjykatën Speciale dhe mandatin e EULEX-it

Jacobson me liderët diskuton për Gjykatën Speciale dhe mandatin e EULEX-it

Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, ka mbledhur në mëngjes liderët e partive politike, me të cilët ka diskutuar sërish për mundësitë e votimit të Gjykatës Speciale dhe mandatit të EULEX-it nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Sipas burimeve të lajmi.net, në këtë takim është caktuar data e përafërt e votimit në Kuvend të mandatit të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale për Krime Lufte, por jo edhe data e zgjedhjeve parlamentare.

“Asnjë prej liderëve nuk ka qenë i sigurt se votimi i mandatit të EULEX-it dhe ai për Gjykatën Speciale do të kalojë në Kuvend, prandaj nuk është folur për datën e zgjedhjeve”, ka thënë burimi i lajmi.ne

Ky burim ka thënë se pa kaluar votimi për EULEX-in dhe për “Tribunalin” nuk mund të caktohet data e zgjedhjeve.

Liderët kanë rënë dakord që Kryesia e Kuvendit të mblidhet të premten dhe të caktojë datën e seancës parlamentare kur do të votohet për mandatin e EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës, por është thënë se seanca nuk mund të mbahet përpara datës 23 prill.

“Së pari duhet të kryhet letërkëmbimi mes Presidencës së Kosovës dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, të përgatitet ndryshimi i amendamenteve të mbi dhjetë ligjeve dhe më pas të caktohet seanca. Mirëpo e gjithë kjo do të jetë e qartë deri të premten, kur të mblidhet Kryesia e Kuvendit, e cila atë ditë do të caktojë datën e saktë të votimit në Kuvend”, ka thënë për lajmi.net, një zyrtarë i lartë ndërkombëtarë në Kosovë.

Previous articleEksodi i ‘99-së bashkon dy qeveritë shqiptare në Kukës
Next articleKrasniqi: Disa pjesëtarë të Njësisë Speciale bartin drogë