Home LAJME Jacobson vetëm nikoqire në takimin e liderëve!

Jacobson vetëm nikoqire në takimin e liderëve!

Ambasada e SHBA-së në Kosovë thotë se ambasadorja Tracey Ann Jacobson ishte vetëm nikoqire në takimin mes liderëve që u mbajt të hënën në mëngjes. Kjo në përpjekje për të mbështetur agjendën e legjislacionit të Kosovës, që e quajnë të rëndësishëm.

Derisa liderët politik nuk folën për takimin e tyre në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, besohet se është folur për vazhdimin e mandateve të rezervuara për minoritetet, të cilët me këtë kushtëzojnë votimin për FAK-un, por edhe me shpërndarjen ose jo të Kuvendit, për të shkuar kështu në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Derisa askush prej tyre nuk flet për takimin në Ambasadën Amerikane thonë se ambasadorja Jacobson vazhdon të mbështesë agjendën e legjislacionit të Kosovës, në kudër të së cilës çështje ishte edhe nikoqire e takimit.

“Ambasadorja ishte nikoqire e këtij takimi në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të ambasadës për të mbështetur agjendën e legjislacionit të rëndësishëm të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës, pas interesimit të KosovaPress për të ditur rreth takimit të sotshëm.

Previous articleIshi i Drenushës: Të gjithë dashurohen dhe ndahen
Next articleGrasso: Mbështesim Shqipërinë drejt BE-së