Home LAJME Jahjaga e dekoroi ambasadoren Jacobson me Urdhrin për Paqe

Jahjaga e dekoroi ambasadoren Jacobson me Urdhrin për Paqe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, të cilën e dekoroi me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Ibrahim Rugova”, për kontribut të veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit në Republikën e Kosovës.

Sipas një njoftimi të Presidencës, presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadoren Jacobson për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu për përkrahjen e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi.

“Presidentja Jahjaga e vlerësoi miqësinë e ambasadores Jacobson dhe përfaqësimin e denjë të SHBA-së në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se ambasadorja Jacobson e falënderoi presidenten Jahjaga për nderimin me Medalje Presidenciale dhe e vlerësoi si shumë të veçantë miqësinë me qytetarët e Kosovës.

“Ajo gjithashtu e vlerësoi rolin dhe angazhimin e presidentes Jahjaga si faktor uniteti dhe theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të ndërtohet si një shtet demokratik e gjithëpërfshirës”, përfundohet në njoftim.

Previous articleKryeministri Isa Mustafa uroi Qeverinë dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve
Next articleMustafa: MSA-ja do ta ndihmonte Kosovën edhe në ngritjen e zhvillimin ekonomik.