Home LAJME Jahjaga: Gjykata Speciale fuqizon sundimin e ligjit në Kosovë

Jahjaga: Gjykata Speciale fuqizon sundimin e ligjit në Kosovë

Presidentja Atifete Jahjaga ka dalë me një vlerësim krejt ndryshe prej liderëve politikë të Kosovës, kur të premten i është referuar Gjykatës Speciale që do të gjykojë përgjegjësit për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Në letrën drejtuar baroneshës Ashton do të kërkoj vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe nevojën e themelimit të Gjykatës së Kosovës me selitë brenda dhe jashtë vendit, për të adresuar akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2010”, ka thënë presidentja Jahjaga.

“Unë e kërkoj përkrahjen tuaj në ndërmarrjen e këtyre hapave të rëndësishëm për të fuqizuar edhe më tej sundimin e ligjit në Kosovë përmes përkrahjes së EULEX-it, adresimit të akuzave për krime lufte dhe avancimit të aspiratave tona euroatlantike”, tha ajo.

Previous articleThaçi: Lista e PDK-së për zgjedhje, pa kandidatë nën hetime!
Next articleRibery: Vështirë ndaj Realit