Home LAJME Jahjaga i shkruan Mustafes:Unë e përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e OKB-së

Jahjaga i shkruan Mustafes:Unë e përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e OKB-së

Ja edhe përmbajtja e letrës:

“I nderuar z. Kryeministër,

Në bazë të kompetencave të mia të përcaktuara sipas nenit §4.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për të përfaqësuar shtetin brenda dhe jashtë vendit dhe bisedave konsultative rreth përbërjes së delegacionit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të këtij viti, ju njoftoj zyrtarisht me vendimin tim për të udhëhequr delegacionin e Republikës së Kosovës gjatë këtyre aktiviteteve në New York, më 25 shtator – 2 tetor, 2015.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij forumi global të krerëve të shteteve dhe prioritetin që politika jonë e jashtme i jep kësaj jave aktivitetesh në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për çështje lobuese dhe punën e mëtejshme që na pret në avancim të konsolidimit tonë shtetëror në arenën ndërkombëtare, sugjeroj që në delegacionin e udhëhequr nga unë, si Presidente e vendit, dhe në përputhje me obligimet e mia kushtetuese, të jenë të përfaqësuara të gjitha nivelet udhëheqëse të vendit.

Një përfaqësim i tillë i Kosovës nga Presidentja, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm do të jetë gjithëpërfshirës dhe dëshmon unitetin shtetëror në përcaktimin e prioriteteve tona dhe përkushtim serioz në përcaktimin tonë për t’u bërë pjesë e barabartë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtar.

Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta.

Sinqerisht,

Atifete Jahjaga

Presidente e Republikës së Kosovës”, përfundon letra.

 

Previous articleSi do të shiten biletat për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi
Next articleJahjaga uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor