Jahjaga: Largimi i qytetarëve nga vendi, shqetësues

Shkalla e pamjaftueshme e rritjes ekonomike, papunësia dhe mungesa e efektivitetit qeverisës po çojnë në një ambient që e stimulon pasigurinë dhe e rritë ndikimin e grupeve kriminale dhe ekstremiste. Rrjedhimisht, numri i të rinjve që përfshihen në aktivitete kriminale ose bëhen pre e rekrutimeve për „luftëra të shenjta“ jashtë vendit është shqetësues, ndërsa edhe më shqetësuese është dukuria e migrimit ilegal të qytetarëve tanë, që javëve të fundit duket se ka marrë hov.