Home LAJME Jahjaga: Pas shpërndarjes së kuvendit fillojnë konsultimet për zgjedhjet (Foto)

Jahjaga: Pas shpërndarjes së kuvendit fillojnë konsultimet për zgjedhjet (Foto)

Presidentja Atifete Jahjaga ka ftuar sot liderët e partive politike parlamentare, me qëllimin që të arrihet një konsensus rreth formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, për të cilat ajo ditë më parë deklaroi se Kosova do të ketë ushtrinë e vet – FAK-un.

(E plotësuar) Presidentja e Kosovës, AtifeteJahjaga ka pritur në takim liderët politik se nesër do të jetë hapi i parë pas të cilit do të fillojë konsultimet me partitë politike për zgjedhjet e parakohshme.

“Shpërndarja e Kuvendit do të jetë fillimi i procesit me liderët e partive politike për mbajtjen e zgjedhjeve tëparakohshme”, ka thënë ajo pas takimit me liderët e partive politike.

Fillon takimi i liderëve, pritet shpërndarja e parlamentit

Me ftesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga ka filluar takimi i liderëve politik. Pritet që në fund të dalin me një qëndrim për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Po ashtu, gjatë këtij takimi pritet të diskutohet edhe për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe vendet e rezervuara për pakicat.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para këtij takimi ka deklaruar se do të diskutojë për zgjedhjet e parakohshme dhe shpërndarjen e Kuvendit.

Kjo sipas tij duhet të bëhet pasi një Kuvendi i cili nuk mund të votojë ushtrinë e vet nuk ka asnjë arsye të funksionojë më tutje.

Të gjithë te Presidentja

Ky takim ndodh pas dështimit të djeshëm të arritjes së një marrëveshjeje mes liderëve politikë në takimin që u zhvillua në rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Po sot Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të votuar formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kjo çështje u shty nga mbledhja e djeshme për sot, me arsyetimin se ka nevojë për konsultime shtesë.

Në mbledhjen e djeshme nuk morën pjesë deputetët e partive serbe, të përfaqësuara në Kuvend. Pakica serbe kushtëzon këtë votim me vazhdimin e vendeve të rezervuara edhe për një mandat, që kundërshtohet nga shumica e partive politike shqiptare.

Previous articleKryeshtegtari ndërpret rrugëtimin drejt Brukselit
Next articleKujdes, “fëmijët teknologjike” mund të shfaqin probleme me të folurën