Jahjaga: priti shefin e misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet lokale në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet lokale në Kosovë, Roberto Gualtieri, që shoqërohej nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunachek, si dhe eurodeputeti Antonio Cancian, që i janë bashkuar misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Jahjaga e vlerësoi shumë të rëndësishëm angazhimin e misionit vëzhgues të BE-së i cili, tha ajo, do të vëzhgojë nga afër zgjedhjet lokale në Kosovë. Ajo pret nga ky mision një raportim real dhe të hapur për gjetjet gjatë mbajtjes së zgjedhjeve.

Gualtieri e njoftoi presidenten Jahjaga me gjithë punën e deritashme të këtij misioni dhe shtrirjen e tij në komunat e Kosovës. Ai tha se ky mision do të vëzhgojë nga afër gjithë procesin e zgjedhjeve dhe në përfundim të tij do të hartojë një raport për gjithë mbarëvajtjen e procesit. /RadioRINIA/