Home LAJME Jahjaga vazhdon bisedimet për datën e zgjedhjeve

Jahjaga vazhdon bisedimet për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vazhdon sot konsultimet me përfaqësuesit e të gjitha partive politike në vend, si dhe me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, për përcaktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamnetare në Kosovë.

Këto bisedime pasojnë shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës të mërkurën.

Thuhet se disponimi i partive politike është që data e zgjedhjeve të jetë 8 ose 15 qershori.

Previous articleSi të mbroheni nga alergjia e pranverës
Next articleObama ndalon përfitimet tregtare për Rusinë