Home LAJME Jahjaga:Barazia gjinore, e garantuar edhe me Kushtetutë

Jahjaga:Barazia gjinore, e garantuar edhe me Kushtetutë

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga theksoi se pjesëmarrja e barabartë e gruas në çdo segment të jetës, e sidomos në nivelin e vendimmarrjes qoftë atë lokal apo qendror është vlerë e shtuar për shoqërinë tonë dhe pasqyrim i identitetit të Republikës së Kosovës.

Jahjaga këto komente i bëri në ceremoninë e lansimit të projektit ”Gratë në Institucionet e Sigurisë së Kosovës”.

“Pjesëmarrja e barabartë e gruas në çdo segment të jetës, e sidomos në nivelin e vendimmarrjes qoftë atë lokal apo qendror është vlerë e shtuar për shoqërinë tonë dhe pasqyrim i identitetit të Republikës së Kosovës. Barazia gjinore po shndërrohet sot në një prej çështjeve më të theksuara në shoqëritë në botë, por gjithsesi edhe në shoqërinë tonë, duke kërkuar respektimin e të drejtës së gjithsecilit, një e drejtë e garantuar edhe me Kushtetutën e shtetit tonë që synon të ndërtohet mbi parimet e barazisë”, tha Jahjaga.

Previous articleAksion i madh i Policisë, arrestohen “bosët” e naftës
Next articleNesër, në orën 14, Thaçi ia dorëzon Isa Mustafës pozitën e Kryeministrit