Home LAJME Jakup Krasniqi: Nëse sulmi do të kryhej Beogradi do t’i akuzonte “islamistët...

Jakup Krasniqi: Nëse sulmi do të kryhej Beogradi do t’i akuzonte “islamistët ekstrem”

Deputeti i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi e ka vlerësuar aksionin parandalues të Policisë së Kosovës, e cila arrestoi një serb me 11 kilogram eksploziv.

Krasniqi ka thënë se nëse sulmi terroristë do të kryhej atëherë Beogradi do t’ia atribuonte “islamistëve ekstrem”.

As sot nuk ka ndryshuar politika e Beogradit ndaj Kosovës. Tani mund te priten përpjekje të reja për sulme terroriste. Kujdes nga politika e “re” serbe ndaj Kosovës. Inferioriteti i palës kosovare duhet të ndërpritet, përderisa nuk ndryshon politika zyrtare e Beogradit ndaj Kosovës. Përpjekja e një serbi për sulm terrorist duhet analizohet seriozisht. Rastësisht po te kryhej sulmi terrorist, Beogradi zyrtar i pari do t’i akuzonte “islamistet ekstrem” dhe kjo do te dukej si e saktë?!Prandaj në ketë rast duhet vlerësuar lartë aksionin parandalues te Policisë se Kosovës.

Previous article30 ditë paraburgim,Të dyshuarit për terrorizëm
Next articleFatmir Limaj: Rasti i sulmit terrorist të hetohet deri në fund