Home LAJME Janjiq e di: Në Kosovë 200 të dyshimtë për krime lufte!

Janjiq e di: Në Kosovë 200 të dyshimtë për krime lufte!

Vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë për krime lufte është shumë i rëndësishëm, sepse një numër i madh i njerëzve me ndikim duhet të procedohet, ka deklaruar Dushan Janjiq.

Ai, siç njofton B92, ka tërhequr vërejtjen se ka rreth 200 raste të të dyshuarve për krime lufte, në të cilat janë të përfshirë edhe komandantë të UÇK-së , por edhe” shumë politikanë pas UÇK-s, bashkë me krimin e organizuar”. Nga ky numër, ka thënë ai , vetëm 10 për janë serbë e të tjerët janë shqiptarë.

Janjqi nuk ka treguar nëse këto shifra janë të bazuara nga aktakuzat e vazhdueshme të Beogradit kundër shqiptarëve në Kosovë apo nga ndonjë burim tjetër.
Janjiq beson se testi i parë i Gjykatës speciale duhet të jetë “ rasti i njohur me trafik organesh të njeriut”.

Previous articleSanchez drejt Juventusit
Next articleDëshmitarja ‘A’ pyetet nga avokatët