Home LAJME Javën e ardhshme Kuvendi mban dy seanca

Javën e ardhshme Kuvendi mban dy seanca

Kryesia e Kuvendit ka caktuar dy seanca plenare një të hënën dhe tjetra me 18 dhjetor.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në përbërjen e re, ka mbajtur sot mbledhjen e parë, në të cilën janë formuar komisionet.

Kryesia po ashtu ka vendosur që mbledhja e parë e Kuvendit të mbahet të hënën, në orën dhjetë, kurse për të enjten, në të njëjtën kohë është caktuar mbledhja tjetër, në të cilën presidentja e vendit, Atifete Jahjahga do t’u drejtohet deputetëve me fjalimin e saj të rregullt vjetor.

Këto i bëri të ditura kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.
Përfaqësuesja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, pas mbledhjes u tha gazetarëve se ishte e pakënaqur me ndarjen e komisioneve dhe se ka vazhduar praktika e njëjtë si në të kaluarën, që opozitës të mos i jepen komisione të rëndësishme, përmes të cilave do të monitoronte më mirë punën e ekzekutivit.

Ajo veçoi se ishte jo në rregull që për FSK-në dhe Punët e Brendshme të ketë një komision, meqë, sipas saj, ato kanë specifikat e veta dhe do të duhej të ishin të ndara.
“Sot është bërë ndarja e komisioneve, sipas praktikave të vjetra. Opozitës nuk iu lejua të zgjedhë komisionet përmes së cilave do të monitoronte shumë më shumë ekzekutivin”, u tha gazetarëve Kadaj-Bujupi.

Previous articleNesër, në orën 14, Thaçi ia dorëzon Isa Mustafës pozitën e Kryeministrit
Next articleAdem Demaçi thotë se duhet pritur 100 ditë “Qeverinë Mustafa I”