Ajo tanimë është një femër serioze me një karrierë të suksesshme, një partner të shkëlqyer dhe një gjashtë fëmijë. Por sigurisht që në moshën 20 vjeçarë Angelina Jolie vjen me një imazh tjetër.
Përveçse më e re ajo duket edhe më e egër dhe me një look tjetër në fillimin e lulëzimit të karrierës së saj si aktore.
Fotot e shkrepura në vitin 1995 e tregojnë Jolie shumë më ndryshe dhe më ekstravagante.
Në atë kohë Jolie ishte më e mbushur në fytyrë por me një fizik elegant dhe këmbë të holla.
Ajo shfaqet joshëse dhe provokuese, ndërkohë që ka veshur një fustan të shkurtër dhe një xhaketë përsipër.
Tualeti që ka përdorur Jolie është mjaft i rëndë dhe thekson qartë buzët e trasha dhe sytë me ngjyrë.
Fotot janë shkrepur nga fotografi nga Los Angelos, Marcel Indik, në një kohë kur Jolie u shfaq në filmin “Hackers” ku njohu dhe bashkëshortin e saj të parë Jonny Miller me të cilin u martua në vititn 1996 dhe u nda në vitin 1999.
Disa prej fotove janë publikuar në vitin 1997, ndërsa shumica prej tyre nuk janë zbuluar deri më sot.