Home SPORT Jones përforcon Pejën

Jones përforcon Pejën

Skuadra e Pejës është përforcuar me një basketbollistë të huaj. Fjala është për Carl Jones

Carl Jones është basketbollisti ri i skuadrës së Pejës. Klubi pejan ka bërë të ditur se 23 vjeçari do t’i bashkohet menjëherë skuadrës, derisa do të jetë i gatshëm t’i ndihmoj ekipit në ndeshjen ndaj Balkanit, që luhet javën e ardhshme në kuadër të Ligës Ballkanike.

“Jones vjen në Peje si përforcimi i pestë i huaj pas Simovic, House, Oduwufa dhe Edwards. Kurse, pas ndeshjes me Balkanin trajneri do te vendos nëse ai do te qëndroje apo të largohet”, thuhet në njoftimin e Pejës.

Jones me herët ka luajtur me mjaft suksese në NCAA, në njërën nga divizionet më të mira të kësaj lige me kolegjin St. Joseph’s. Më pas, ai ka luajtur edhe në Poloni dhe Maqedoni.

Previous articleSimeones nuk i intereson El Clasico
Next articleMbani dietë, por shmangni këto gabime