Home SPORT Juventus konfirmon: Vidal do të operohet sot

Juventus konfirmon: Vidal do të operohet sot

Arturo Vidal do të operohet sot gjatë ditës ka njoftuar skuadra e Juventusit. Kiliani është duke vuajtur nga një lëndim në gjurin e djathtë, teksa pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kilit në Kupën e Botës.

Arturo Vidal nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Juventusit në ndeshjet e mbetura në Serie A.

Mesfushori nga Kili sot gjatë ditës do të operohet pas problmeve që pati kohëve të fundit me një lëndim në gjurin e tij të djathtë.

Skuadra italiane ka konfirmuar operacionin e Vidalit, i cili pritet të rikthehet për ndeshjet e Botërorit të Brazilit me Kilin.

“Të martën mbrëma, Arturo Vidal pati një konsultim me një ortoped në Barcelonë në prezencë të mjekëve të Juventusit dhe Kilit. Ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni të rëndësishëm në meniskusin e gjurit të tij të djathtë”, thuhet në njoftimin e Juves.

Vidal ka qenë një nga figurat kryesore të ‘Zonjës së Vjetër’ këtë edicion në triumfin për Scudetto në Itali.

Previous articleFrikë për vjedhje
Next articleKëngëtarja Rezarta Shkurta publikon vajzën në Facebook