Home LAJME Kadri Veseli sot në Shqipëri

Kadri Veseli sot në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do ta zhvillojë një vizitë në Shqipëri.

Vizita e parë e Veselit në Shqipëri, po bëhet me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, të cilët do të mbajnë takim në orët e hershme të mëngjesit, e më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët.

Veseli pritet të mbajë takime edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Previous articleKosova do të pranohet në FIBA
Next articleMustafa: Marrëveshja siguron funksionimin e gjykatave