Home LAJME Kadri Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit, seanca vazhdon në ora 15:00

Kadri Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit, seanca vazhdon në ora 15:00

Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës me 71 vota për, 42 kundër dhe 2 abstenim.

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit Kadri Veseli, pas fjalës njoftoi se kryetarë e grupeve parlamentare mblidhen në orën 13.00 për konsultime. Njëkohësisht ai njoftoi se vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit fillon në orën 15.00.

Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së ka nisur firmosja e kërkesës nga deputetët për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për sot, ku do të votohej Qeveria.

Kjo ide ishte përmendur edhe më parë, si kërkesë e LDK-së, që brenda të njëjtës ditë të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe të formohet Qeveria. Për ta bërë këtë duhet që mandatarin ta shpall Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, me të cilën krerët e dy subjekteve në koalicion, Thaçi e Mustafa u takuan para se të nisë seanca konstituive.

Previous articleDeputetët e LDK-së që votuan kundër Veselit
Next articleSot pritet votimi i qeverisë së re të Kosovës