Home Uncategorized Kadriu: ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën fillore “Skenderbeu”...

Kadriu: ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën fillore “Skenderbeu” në Përlepnicë

Gjilan – Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjilanit Rexhep Kadriu, ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën fillore “Skenderbeu” në Përlepnicë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. 

Kadriu me këtë rast i ka bërë thirrje të gjithë bashkëvendësve të tij dhe qytetarëve të Gjilanit, që të dalin të votojnë me përgjegjësi dhe mos të lejojnë askënd të manipulojnë me votën e tyre.

“Dalja për të votuar është obligim i çdo qytetari, prandaj unë ju bëjë thirrje që ta kryeni obligimin tuaj qytetarë dhe të votoni, duke zgjedhur ju më të mirin”, ka thënë Kadriu. /RadioRINIA/

Previous articleHaziri: e quan ditë të bardhë ditën e sotme
Next articleMustafa: ka thënë se zgjedhësit sot e kanë mundësinë më të mirë për të zgjedh kandidatin