Kafshët shtëpiake “mjekët” e sëmundjeve psikike

Kafshët, kryesisht ato shtëpiake na bëjnë që të ndjehemi më mirë, dhe kjo është më e dukshme në personat të cilët vuajnë nga probleme psikike, por edhe fizike.

Kjo ka bërë që sot kafshët të shërbejnë për të përmirësuar gjendjen e këtyre të sëmurëve, duke bërë që “Pet Therapy” e alternuar edhe me mjete të tjera të mjekësisë tradicionale, të shihet si një mundësi më shumë në këtë drejtim.

Gjatë qëndrimit në shoqërinë e tyre vërehen përmirësime që lidhen me parametra të tillë si niveli i ankthit, presionit arterial, glicemia, ritmi kardiak, niveli i kortizolit dhe endorfinave.

Por kjo kërkon në radhe të parë kafshe të cilët janë mësuar më parë që të shërbejnë si të tilla në shoqërinë e pacientëve. Sipas specialisteve të kësaj fushe, kjo është e vërtetë për të gjitha llojet e kafshëve, por të mësuarit e tyre është një proces i cili shkon nga një deri në tre vjet.

Pra jo të gjitha kafshët do të ishin në gjendje të luanin një rol të tillë, por vetëm ata që me parë kishin mësuar se si të silleshin në shoqërinë e pacientëve . Specialistet gjithashtu thonë se edhe pse kjo kërkon një kohe relativisht të gjatë, përgatitja e kafshëve për të marre përsipër të tilla detyra është një zgjidhje se cilës ja vlen qe t’i futesh.