Qentë indian të Pariah, janë të një lloji tejet të rrezikshëm. Edhe pse përmasat e tyre janë mesatare, këta janë qen të egër të cilët rriten në Indi.
Çdo vit si pasojë e kafshimit të tyre 30 mijë persona gjejnë vdekjen për shkak se njihen si “qen të tërbuar” prej të cilëve ndodhin kafshime të paprituara, të cilat u shkaktojnë vdekjen njerëzve. Madje në Indi, kafshimi i qenve të Pariah cilësohet si më i rrezikshëm edhe se kafshimi i një gjarpri kobra. Vetëm në raste të rralla, nëse ndihma e shpejtë jepet në një shpejtësi rekord kohor, arrin që të shpëtohet jeta.