Home SPORT Kaka vendos: Dua të qëndroj te Milani

Kaka vendos: Dua të qëndroj te Milani

lli i Milanit, Ricardo Kaka insiston se dëshiron të qëndrojë me klubin edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve se ai do të lëvizë tek Major League Soccer. Braziliani u kthye në “San Siro” verën e kaluar nga Real Madrid, por thuhet se ai do të largohet nëse Clarence Seedorf dështon ta kualifikojë ekipin në Evropë.

“Personalisht kam luajtur mirë, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme në kontestin e përgjithshëm. mund të përmirësohem për vitin tjetër dhe synimi im është të qëndrojë”, ka thënë Kaka për emisionin “Tiki Taka”.

Ai është shprehur se i pëlqen klubi kuqezi dhe ka theksuar se është gati të përballet me situatën jo të mirë që po kalon, sidomos kur duhet të luhet dhe derbi.

“Nuk dua të mbetem në ankth apo të pres gjatë, fansat mund të rrinë të qetë sepse nuk ka lojra. Do të jetë një zgjedhje e imja dhe familjes sime, por dëshira më e madhe është të qëndroj”, ka thënë Kaka.

Previous articleShaqiri, me banane kundër racizmit
Next articleKompania gjermane, gati për mbeturinat në 11 komuna