Home SPORT Kampioni Holyfield kthehet në ring në moshën 51 vjeçare

Kampioni Holyfield kthehet në ring në moshën 51 vjeçare

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, Evander Holyfield pritet të kthehet në ring për një duel të tij të fundit.

51 vjeçari për herë të fundit ka luftuar para tri vjetësh, kur mposhti danezin, Brian Nielsen, raporton KTV.

Kundërshtari i radhës i tij mund të jetë skocezi, Gary Cornish, i cili në karrierën e tij ka shënuar 17 fitore nga po aq duele, duke i përfunduar 9 prej tyre para kohe.

Sipas medieve skoceze, promotori Frank Warren ka filluar procedurën për t’i dhënë lejen Holyfieldit të boksojë në tokën britanike.

Raportohet se nga kampi i Holyfieldit kanë shprehur interesim për këtë duel, i cili pritet të mbahet së shpejti, me çka në këtë mënyrë do ta nderonin karrierën e pasur të dikur dorëzës së hekurt në ring

Previous articleShqiptari me sklerozë totale synon majën më të lartë në botë
Next articleNATO do të vazhdojë të ndihmojë PK-në dhe EULEX-in