Home SHOWBIZ Kandidati për President të Kosovës, përkrah vlerave kulturore të Kosovës

Kandidati për President të Kosovës, përkrah vlerave kulturore të Kosovës

Seremb Gjergji, i cili është njëri prej personave të parë që ka shpallur kandidaturën për president të Kosovës, ka filluar të fotografohet me njerëz të kulturës në Kosovë, siç është Meda për shembull.

Seremb Gjergji ishte personi i parë që kishte shpall kandidaturën e tij për president në momentin kur lideri PDK-së Hashim Thaçi, ai i LDK-së Isa Mustafa dhe i AKR-së Behgjet Pacolli kishin arritur një marrëveshje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë që bashkë me reformën zgjedhore, presidenti të zgjidhet nga populli.

Por, kjo marrëveshje ende nuk u jetësua por nga kjo ide nuk heq dot dorë z. Gjergji.

Ai ka postuar një foto me këngëtarin e muzikës “tallava” Mehedin Përgjegja – Meda, ku ndër të tjera poshtë saj shkruan:

“Prania e MEDES në çdo mbrëmje, është si prania e Coca Coles në çdo tavolinë. Se di pse, por e bënë ATMOSFERË të hatashme. Gëzuar”, ka shkruar Gjergji në Facebook.

Previous articleKëpuca e Artë, vazhdon gara mes CR7 dhe Suarez
Next articleAjo i jep picën e mbetur “varfanjakut” Richard Gere