Home LAJME Kapen armë e municion në Tiranë, pranga 23-vjeçarit

Kapen armë e municion në Tiranë, pranga 23-vjeçarit

Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë ka sekustruar në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi municionesh luftarake dhe armë, ndërsa kanë arrestuar edhe poseduesin e tyre.

Sali Hoxha, 23 vjeç banues në Paskuqan u arrestua në flagrancë në rrugën ”Sulejman Delvina”, në afëri të stadiumit ”Selman Stërmasi”, në automjetin tip ”Seat”, me ngjyrë të zezë, me targa AA 170 AD, ku iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me një krehër me një fishek, me 17 fishekë, pa leje.

Ndërkohë nga kontrolli i banesës ju gjetën një armë automatik kallashnikov, një krehër me 23 copë fishekë model 56 mm ; një krehër me 20 copë fishekë model 56 mm ; një mbajtëse fishekësh me 14 fishekë 9 mm manozër dhe 8 fishekë manozër pa kokë më të vegjël se 9 mm ; thika metalike ; një krehër pistolete me 7 fishekë model 7.62 mm, 30 copë fishekë model 7.62 mm, 6 fishek manover model 56 mm, një fishek 9 mm me ngjyrë të zezë, 2 fishekë 6.35 mm ; dorezëmetalike etj.
Ndërkaq materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për hetime të m

Previous articleKrasniqi me padurim pret meçin kundër Dansos
Next articleZGJEDHJET KUSHTOJNË 11.5 MILIONË