Kapet nga policia duke e çmontuar veturën e vjedhur

Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura e tij “Opel Vectra” me targa civile.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Beteja e Kosharës” në Ferizaj. Sipas policisë, në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar pasi që Njësiti hetues pas hetimeve intensive të dyshuarin e ka zënë në flagrancë duke e demontuar veturën në oborrin e tij.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve.