Ceremonia e kësaj jave do të jetë një nga ato privatet, me vetëm familjarët dhe disa miq të ngushtë.
Kim Kardashian dhe Kanye West duket se po përgatiten të martohen këtë javë në Los Angeles. çifti, që është duke planifikuar një ceremoni ekstravagante në Paris, flitet se do të shqiptojnë frazën e famshme “Po, dua” përpara fundit të kësaj jave, sipas asaj që bëhet e ditur nga TMZ.
Megjithëse ceremonia e madhe duket se është programuar më 24 maj, kjo e kësaj jave do të jetë një nga ato privatet, me vetëm familjarët dhe disa miq të ngushtë.
Martesa do të vijë, pasi Kim mori propozimin nga Kanye në tetor, 4 muaj pasi kishte sjellë në jetë vajzën e çiftit, North West..