Katër mënyrat për të pastruar trupin tuaj për pranverë

Pranvera ka ardhur dhe Natasha Turner do të ju tregojë katër mënyra të lehta për të filluar sezonin e ri të pranverës me një pastrim të brendshëm.

Një ndryshim i sezonit na ofron mundësinë për të pasqyruar dhe për të krijuar një seri të re të qëllimeve. Një detoksim është mënyra e përsosur për fillimin e transformimit tuaj të trupit dhe të shpirtit në pranverë. Këtu është një listë e gjërave që duhet ti bëni për ti dhënë trupit tuaj dashuri dhe vëmendje më të madhe.

1. Duajeni mëlçinë tuaj
Fjala pastrim mund të jetë emocionuese dhe e frikshme njëkohësisht, që i ofron trupit tonë pasuri dhe përfitime, duke ulur rrezikun që të ndjehemi të dobët apo të pakënaqur. Pastrimi mund të shpëtojë trupin nga toksinat e padëshiruara. Në fakt, ky koktej i mëngjesit është thjeshtë i mahnitshëm për rritjen e metabolizmit, kontrollin e oreksit dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës tuaj.

Kokteji i Dr.Turner për detoksim
Shtrydhi ½ e limonit organik
1 copë të grirë të xhenxhefilit të freskët
1 majë e piperit të kuq
8 gota ujë

Derisa kjo mund të tingëllojë e çuditshme, këto katër përbërës do ta rrisin mëlçinë tuaj.

Limonët janë përplot me antioksidantë, një i veçantë i quajtur d-limonen. Ky kompleks i fuqishëm, gjendet në lëvozhgë, stimulon enzimet e natyrshme në mëlçi, duke i konvertuar në një gjende më pak toksike dhe duke ndihmuar për të hedhur ato jashtë trupit tuaj.

Një e katërta e lëngut të limonit në filxhan gjithashtu ka rreth 20% të konsumit ditor tuaj të vitaminës C. Në mesin e përfitimeve të pafundme të vitaminës C, ajo ndihmon mëlçinë tuaj të shkatërrojë yndyrën e padëshiruar dhe të përforcojë aftësitë e eleminimit në trupin tuaj.

Maja e piperit të kuq në këtë pije mund të ju tremb juve, por mos u frikësoni nga ajo. Kapsaicini, i cili është përbërësi aktiv i specit të kuq, ka treguar se ndihmon në uljen e urisë gjatë ditës. Hulumtimi i relatuar gjeti se ky kapsaicin, një kompleks i gjetur në specat e ëmbël, pengon ruajtjen e yndyrës, nxit humbjen e peshës dhe rritë metabolizmin. Studimet tregojnë se kapsaicini mund të rrisë prodhimin e energjisë dhe të ulë yndyrën e trupit.

2. Largoni sheqerin
Spastrimi i dollapit tuaj nga ushqimet që janë të ngarkuara nga sheqeri është një nga rregullat më të mira për detoksim. Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi kohët e fundit një rekomandim të tyre për sheqerin, duke bërë të ditur se duhet të merrni vetëm 5% të sheqerit në ditë. Ky ndryshim sizmik na tregon se sa i rrezikshëm është bërë sheqeri.

Sheqeri i tepërt ruhet në trup si yndyrë në sajë të insulinës, hormoni për ruajtje i thotë trupit tuaj për ta bërë këtë. Videoja e Dr.Robert Lusting në vitin 2009 për sheqerin, thotë se sheqeri duhet të konsiderohet toksik si duhani, dhe që ushqimet me përmbajtje të madhe të sheqerit duhet të largohen. Një video e njëjtë e titulluar Uria dhe Hormonet, një cikël vicioz, shpjegon se edhe nëse marrin sasinë e njëjtë të kalorive që i merrnim vite më parë, kaloritë e rritura nga sheqeri do të na japin më shumë insulinë, që çon në shtimin e peshës.

Për të bërë të ditur se sheqeri nuk është prapa shtimit të peshës tuaj, shpëtoni veten tuaj nga sheqeri dhe largoni nga frigoriferi ushqimet që kanë përmbajtje të madhe të sheqerit.

3. Zgjedhni organiket
Nuk lshtë sekret që duhet të hani ushqime të freskëta, organike lokale të prodhuara në nivele të rritura, si dhe burimet e tjera organike si mishi, peshku, vezët dhe qumështi, janë zgjedhja më e mirë për ju. Një studim në vitin 2012 i publikuar në revistat e Mjekësisë konfirmoi se prodhimet organike kanë më pak pesticide dhe toksina në krahasim me produktet jo-organike.

Bujqësia kanadeze raportoi këtë:”Vlera e produkteve organike të shitura në Kanada nëpërmjet të gjitha kanalve të shitjes me pakicë u vlerësuan 2 miliardë dollarë në vitin 2008”, por për shumicën, organikja nuk është gjithmonë një opsion për shkak të buxhetit.

Për të reduktuar konsumimin tuaj të kimikateve të padëshiruara, një rregull i mirë është që të jeni të zgjuar në dyqanet ushqimore. Nëse një frut apo perime ka lëvore, lëvozhgë ose lëkurë, ka më pak gjasa të ketë absorbuar shumë kemikale gjatë ekspozimit të madh, si dredhëza. Frutat dhe perimet të cilat kanë lëkurë të papastër ju ndihmojnë të detektoni ushqimet jo-organike, frutat dhe perimet të cilat duhet të evitohen sa më shpejt që është e mundur.

4. Geje Budën tënde të brendshme
Ushtrimi bën çudira për trupin tonë. Jo vetëm që na bën të ndjehemi të balancuar dhe energjik, por të jesh aktiv në këtë aspekt është një mënyrë natyrale për të pastruar trupin tonë, i cili reflekton veçanërisht në peshën tonë, lëkurën dhe flokët. Por, le të supozojmë që ne marrim energjinë në nivelin e ardhshëm dhe të ushtrojmë mendjen tonë.

Meditimi u jep trupave tonë një shans për trokitje të lehtë në tru, i cili mund të mos jetë aktiv për shkak të jetës tonë të zënë. Jo vetëm që akumulon daljen e mbeturinave nëpër zorrë, por gjithashtu mundëson që këto të lirohen përmes frymëmarrjes. Një studim i 2014-ës nga Dr.Charles Elder gjeti se studentët të cilët kishin praktikuar meditim të jashtëzakonshëm, “kishin bërë reduktime të konsiderushme të ankthit psikologjik dhe depresionit, duke përfshirë edhe uljen e tensionit të gjakut”.