Deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, duke folur rreth iniciativës për ndryshimin e nenit 9 të Ligjit të Duhanit, ka thënë se kjo ka ardhur si pasojë e siç ka thënë ai “lajthitjes së deputetëve”.
“Kjo nuk po bëhet nga qytetarët por nga industria e duhanit. Është jo normale që kaq pak muaj pasi që ka filluar të zbatohet ky ligj, është ardhur nisma për ndryshim”, ka thënë Kelmendi.
Sipas Kelmendit, nuk ka nevojë për ndryshime, pasi që Ligji për duhanin po zbatohet mirë.