Home LAJME Kërkojnë me këmbëngulje dorëheqjen e Mujës

Kërkojnë me këmbëngulje dorëheqjen e Mujës

“Shtëpia e Bardhë” e Ramadan Mujës, sërish është caku i protestuesve të cilët po kërkojnë largimin nga posti i kryetarit.

Pezullimi i postit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, nuk ka mjaftuar për ata qytetarë dhe partitë opozitare, të cilat duan dorëheqjen e tij.

Ramadan Muja ditë më parë u dënua nga një gjykatë me dy vjet burgim me kusht dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve gjatë tri vjetëve të ardhshme.

Por iniciatorët e protestës kundër Mujës së dënuar nuk po mjaftojnë me këtë pezullim të postit.

Ata duan dorëheqjen e Mujës dhe për këtë qëllim, sot do të marshohet.

Protesta mbahet në sheshin “Shatërvan”, në ora 12:00 me destinacion Shtëpinë e Bardhë.

Me moton “Qytetarët e Prizrenit nuk e duan një kryetar të dënuar”, qytetarët aktiv ‘Për Prizrenin’, thërrasin popullatën që tu bashkohet. /Telegrafi/

Previous articleHistoria e Tribunalit
Next articleCristiano Ronaldo, nuk është shprehur aspak i kënaqur me vendimet e arbitrit në humbjen prej 3-4 ndaj Barcelonës.