Rusia i kundërpërgjigjet sanksioneve të SHBA-ve me të njëjtën monedhë. Ministria e Jashtme ruse publikoi ditën e djeshme listën e qytetarëve amerikanë që u ndalohet hyrja në territorin e Federatës Ruse.
Kjo listë përbëhet nga 10 persona, ku mes tyre janë, folësi i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, senatori republikan, John McCain dhe këshilltarët e Presidentit Obama, Pfeiffer dhe Atkinson.
Këta persona, së bashku me 5 të tjerë janë shpallur persona të padëshiruar në Rusi. Kjo lëvizje vjen si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të ndërmarra nga SHBA-të kundrejt Rusisë.
“Në përgjigje të sanksioneve të vënë nga Administrata Amerikane më 17 mars të këtij viti ndaj disa zyrtarëve dhe deputetëve të Asamblesë Federale si ndëshkim për përkrahjen që ata i dhanë referendumit në Krime, Ministria e Jashtme ruse njofton vendosjen e sanksioneve reciproke ndaj këtij vendi”, shkruan një deklaratë e Ministrisë së Jashtme ruse.
Më poshtë, ministria e cilëson si të patolerueshëm sjelljen e SHBA-ve ndaj Rusisë, e cila sipas saj do të ketë efekt bumerang ndaj administratës së Obamës.