Këto bimë do t’i mbajnë mushkonjat larg oborrit dhe shtëpisë tuaj

Shumë prej nesh kënaqemi duke qëndruar ulur në kopsht ose ballkon gjatë ditëve të nxehta të verës.

Por, asgjë nuk është e përsosur, dhe në këtë rast, sidomos kur mushkonjat janë jashtë dhe vijnë e na e shkatërrojnë kohën e relaksimit.

Mushkonjat vazhdimisht kërkojnë të ‘hanë darkën’ e tyre në lëkurën tonë. Dhe përderisa kjo verë pritet të jetë e nxehtë, mbulimi nga koka deri në këmbë nuk është një ide e mirë për të shpëtuar nga mushkonjat.

E çfarë të bëni? Gazeta Express ju tregon sot se ka disa bimë të cilat janë shumë të dobishme, sidomos për t’u mbrojtur nga mushkonjat. Përveç se do t’i mbani mushkonjat larg, mbjellja e tyre ose t’i kesh përreth këto bimë shton edhe bukurinë në oborr.

Këto janë ato bimë:

1. Livando

Të gjithë i lavdërojnë këto bimë, sidomos për të bërë një gjumë më të mirë gjatë natës. Por livando ka edhe një gjë të dobishme: erën e tyre nuk mund ta durojnë mushkonjat dhe insektet e tjera.

2. Hudhra

Ka edhe legjenda të tilla që thonë se më herët vampirët mbaheshin larg me hudhra. Mund të qeshni në fillim me këtë, por hudhra me të vërtetë mund t’i largojë disa krijesa. Në mënyrë që t’i mbani larg mushkonjat, vendosni pak hudhër përreth zonës jashtë ku qëndroni dhe do ta shihni se mushkonjat do të ikin, transmeton Gazeta Express.

3. Rozmarinë

Kjo bimë është shumë ideale për t’u rritur në vende ku klima është zakonisht e nxehtë. Në fakt, Kopshti Botanik i Nju Jorkut e rekomandon atë, duke e lavdëruar për vetitë anti-mushkonja.

4. Borzilok

Është shumë i popullarizuar në kuzhinën italiane. Por të shtoni pak borzilok në ushqim nuk është gjëja e vetme e mirë rreth kësaj bime. Falë erës së saj, mushkonjat sigurt se do të mbajnë distancë. Vetëm sigurohuni që ta mbillni borzilokun në vend të mirë me shumë ujë dhe rreze dielli. Mënyra më e mirë për t’i larguar mushkonjat është ta mbani atë afër ballkonit ku qëndroni verës.