Ylli i reality show Kim Kardashian ka mbetur e turpëruar. Magazina ‘Veniti Fer’ ia ka refuzuar kërkesën yllit televiziv që të jetë pjesë në ndejën prestigjioze pas ndarjes së çmimeve Oscar…
Ndonëse është munduar në forma të ndryshme të bëhet pjesë e ndejës më të madhe të organizuar nga magazina ‘Veniti Fer’ , bëhet e ditur se Kim Kardashian ka mbetur jashtë. “Kim ka theksuar se do të ftohet nga ‘Venit Fer’”, ka thënë një burim për mediet botërore ndërsa ka shtuar, “kjo është ndeja në të cilën dëshirojnë të gjithë të marrin pjesë.
Kim ka angazhuar shumë njerëz që të lobojnë që ajo të marrë ftesën. Por atë nuk e ka parë”. Përveç se sipas standardeve të magazinës ‘Vogu’ ajo nuk i përmbush karakteristikat e një ylli të vërtet, duket se edhe ‘Venti Fer’ e ndan të njëjtin mendim.
“Të gjithë e dimë që ‘Venit Fer’ thërret njerëz të listës A. E këtu nuk bëjnë pjesë ‘reality’ yjet. Do të kishte qenë çmenduri që në mesin e kësaj bote të paraqitet familja Kardashian”, ka thënë një burim i afërt me magazinën. Ndryshe Kim edhe pse nuk ka arritur të bëhet pjesë e ndejës së yjeve, ajo ka shkuar në ‘after party’ te Elton John, ku ishte e pranishme edhe Bleona Qereti.