Home SHOWBIZ Kivanc Tatlitug, ”Dashurinë e vërtetë nuk gjënë dot tek kolegët”

Kivanc Tatlitug, ”Dashurinë e vërtetë nuk gjënë dot tek kolegët”

Një nga emrat më të përfolur kohëve të fundit, nga një basketbollist në model e më pas një aktor me nam. Aktualit në Shqipëri i përfolur për rolin e Behlulit tek filmi ”Dashuri e ndaluar”.

Në një intervistë të fundit dhënë për magazinat turke, Kivanc rrëfen shumë gjëra mbi veten.

Si ka filluar historia juaj e jetës?

Kam lindur në Adana në vitin 1983, më vonë më 1997 jam transferuar me familjen në Stamboll. Shkollën e mesme e kam kryer në Yenice në një kolegj privat. Pasi që kisha në mendje se do bëhem basketbollist gjithmonë kam luajtur si i vogël për ekipin e Tarsus American Club. Kam studiuar më vonë në shkollën e lartë Kalamis, ndërkohë që jeta më solli të provoj veten edhe në modelizëm para se të filloj aktrimin.

Puna si model ka qenë befasi për nënën tënde?

Po, ishte befasi e madhe për të, një ditë nëna ime kishte parë një foton time në një butik në Stamboll. Erdhi në shtëpi dhe mu drejtua, ”Kam parë dikë që të ngjanë shumë në një bilbord, ishe ti apo dikush tjetër”? I them me buzëqeshje se jam unë, ka qenë shumë befasi për të sepse nuk ka dashur që të jem fytyrë publike, por ja që pas dy viteve pune si model në një agjenci mode unë u shpalla Best male model në vitin 2002.

Pasi je zgjedhur si modeli më i mirë ke jetuar një kohë në Francë?

Po, pas ofertës që më erdhi nga një agjenci mode në Paris unë kam jetuar për një vit e gjysmë atje. Ndërkohë sa vinin e rriteshin ofertat në Turqi, derisa erdhi ajo që duhej, të aktroja në një serial me përmasa të mëdha.

Në secilin serial ju keni pasur sukses të jashtëzakonshëm, gjininë e butë e keni gjithmonë pranë vetes si fanset më të flakta, kush është ajo femër që ju rrinë në mendje gjithmonë?

Nëna ime, ajo është fansja imë më e flaktë.

Çfarë të vjen në mendje kur dëgjon fjalën sexy për femrat?

Pa make up, shumë natyrore, bukuri e gjallë, kështu gjëra, kjo është femër sexy e jo të tjerat…

Keni stilin e një playboy, i admiruar nga shumë femra, jeni në moshë të re por a do kishit mundur të qëndroni tërë jetën vetëm me një femër?

Sigurisht, nuk ka për t’u çuditur asgjë në këtë drejtim, jam heteroseksuak dhe preferoj shumë monogaminë. Nuk janë vetëm femrat ato që përmbushin jetën time, nuk preferoj të hidhem sa tek njëra e sa tek tjetra…

Serialet janë shumë interesante kur ka skena të nxehta, eros dhe prekje sensuale, sa ndërhyni tek skenaristi?

Njeriu rritet me dashuri, është e pamundur që në një film apo projekt mos ketë skena sensualiteti, i kam përjetuar të gjitha, qoftë dhe ato skena dashurie pa prekje aspak, por dashurinë e vërtetë nuk mund ta gjesh tek kolegët.

Jetoni akoma me familjen?

Po, në fakt shtëpia ime është shumë e madhe, një kompleks vilash nga një deri në tetë. Çdo ditë nëna ime më përgatit mëngjesin para se të nisem në punë, ajo më motivon shumë dhe sigurisht që familja ka një koncept të rëndësishëm për mua.

E përshkruani veten me pak fjalë?

I qetë, i rëndë me raste dhe i kontrolluar në vete, por mund të jem i çmendur kur bëhet fjalë për diçka që më prek keq.

Previous articleRonaldo nuk është i interesuar të bëhet trajner
Next articleKim Kardashian dhe xhinset e saj