Home LAJME Kjo është anija e frikshme ushtarake ruse që u nis drejt ushtarëve...

Kjo është anija e frikshme ushtarake ruse që u nis drejt ushtarëve amerikanë (FOTO)

Dy ditë më parë, destrojerët amerikanë “USS Ross” dhe “USS Porter” lëshuan 59 raketa “tomahaëk” në drejtim të një baze ajrore të ushtrisë së Asadit nga ku mendohet se u nis sulmi me armë kimike ndaj civilëve në fillim të kësaj jave.

Fregata “Admiral Grigorovich” cilësohet si një ndër më modernet në flotën ruse dhe prania e saj ka rritur tensionet në Mesdhe nisur edhe nga kapaciteti i lartë ushtarak që posedon ajo.

Ajo ka një peshë prej rreth 3 600 tonësh dhe mund të qëndrojë në mision për 30 ditë pa patur nevojë për furnizime. Vozit me një shpejtësi prej rreth 58-60 kilometër në orë.

Fregata ka një pajisje të fuqishme për parandalimin e sulmeve me raketa, ndërkohë që është e pajisur me raketa kundër avionëve dhe raketave si edhe radarë për drejtimin e tyre.

Previous articlePutin dërgon anijen e frikshme ushtarake, kërcënon ushtarët amerikanë në Mesdhe
Next articleAvionët luftarakë të Asadit nisen nga baza ajrore e bombarduar nga SHBA