Kjo është lista e deputetëve të nënshkruar për rrëzimin e Qeverisë (Dokument)

Botapress, 12 prill- Mocioni për votëbesimin e Qeverisë, i iniciuar nga Nisma për Kosovën tashme është nënshkruar nga deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Në listën të cilën e ka siguruar ‘Indeksonline’, shihet se mocioni në fjalë është nënshkruar nga të gjithë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë mocion ende nuk e kanë nënshkruar deputetët e partisë më të madhe opozitare në vend, Lëvizjes Vetëvendosje.

‘Indeksonline’, merr vesh se VV është duke e shqyrtuar tekstin e mocionit.

Në anën tjetër, ditëve në vazhdim mocioni për nënshkrim do t’i ofrohet edhe deputetëve të partive në pushtet, e veçanërisht atyre të PDK-së.

Pro këtij mocioni është deklaruar edhe deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi.

Për të mbajtur seancën ku do të votohej mocioni nevojitën 40 nënshkrime, ndërsa për të qenë mocioni i suksesshëm duhet të votohet nga së paku 60 deputetë.

Në të kundërtën, Qeverisë Mustafa nuk mund t’i ngritët mocioni mosbesimi së paku brenda 90 ditëve të ardhshme.