Home SHOWBIZ Kledi Bahiti me shumë bashkëpunime

Kledi Bahiti me shumë bashkëpunime

Kleidi-Xhensila-485x400Shumë artistë tani po zgjedhin ThreeDots Production për të bërë këngë të reja. Studio e Flori Mumajesit, perveç tij ka edhe safin e tij shumë profesional.

Njëri ndër ta është Kledi Bahiti. Pas këngës ‘Më Jeto’ me Samanta Karavello, sipas shumë postimeve nëpër rrjete sociale, por edhe Kledi në intervista ka konfirmuar se është duke punuar me këngëtaren Besa Kokëdhima, e që kënga do të dalë së shpejti por pa shpaluar më shumë detaje.

Një bashkëpunim tjetër do të vijë mes Kledi dhe Xhensilës, një bashkëpunim të cilin do të kemi rastin t’a dëgjomjmë shumë shpejt. Këtë ka konfirmuar edhe Xhensila përmes faqeve të saj zyrtare.

Kledi thotë se po bashkëpunon me shumë artistë të tjerë, e ndër ta si më i afërm është Vedat Ademi, me të cilin nuk është se është planifikuar ndonjë këngë bashkë, por në një të ardhme të afërt mund të kemi diçka.

Previous articleZbulohet një vezë me bisht në Kinë
Next articleSHBA-Rusi, debate të ashpra në Këshillin e Sigurimit