Home LAJME KMLDNJ thotë se policia u soll korrekt me 17 të arrestuarit

KMLDNJ thotë se policia u soll korrekt me 17 të arrestuarit

Monitorues të KMDLNj-së kanë vizituar Qendrën e Ndalimit në Prishtinë pas njoftimit se janë arrestuar 17 persona të dyshuar në lidhje me rastin e fabrikës FAN në Podujevë.

Sipas KMDLNj-së, të gjithë të intervistuarit deklaruan se nuk kanë pasur vërejtje në trajtimin e tyre gjatë arrestimit dhe se Policia e Kosovës ka pasur sjellje korrekte. Ata janë njoftuar me të gjitha të drejtat që ju takojnë dhe ndaj tyre nuk ka pasur përdorim të forcës, fyerje apo kërcënim.

Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se edhe gjatë arrestimit, bartjes si dhe gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të pr ivuar nga liria.

KMDLNj vlerëson lartë punën korrekte të zyrtarëve policorë në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë përkundër kushteve jo-adekuate.

Të dyshuar në këtë rast, janë arrestuar këta persona:

Sh. Ll. viti i lindjes 1967,

N. A. viti i lindjes 1959,

A. D. Viti i lindjes 1965,

SH. viti i lindjes 1963,

A. K. viti i lindjes 1984,

N. I. viti i lindjes 1984,

K. LL. viti i lindjes 1975,

A. K. viti i lindjes 1969,

Sh. M. viti i lindjes 1946,

I. H.viti i lindjes 1950,

T. S. viti i lindjes 1953.

Previous articleNë Podujevë gruaja i kërkon divorc burrit por merr dajakun
Next articleTerry dëshiron të qëndrojë në Chelsea