Angazhimi i saj profesional, shënohet gjithmon në përkrahje të kauzave të mëdhaja sociale, nuk mund të ndodhte ndrryshe, energjia pozitive dhe perkushtimi në punen e saj i bëri që nismës së saj ti bashkangjiten edhe personalitete të ndritura nga fusha e televizionit, modelimit, aktrimit dhe muzikes.
Afërdita Paqarada, Erleta Hoti, Diellza Kolgeci, Teuta Krasniqi dhe Bubulina Krasniqi, janë ato që dhuruan me prezencen e tyre kontributin e madh në krijmin e fondeve për qendren e fëmijëve të inicuar nga Kosova’s Philanthropists.
Revyja ishte e konceptuar në mënyrë shumë të veçant, në parakalimin e tyre yjet tona kanë shprehur se kanë ndjerë përgjegjësin e madhe që në pisten e modës të jenë të shoqëruara nga femijë të talentuar dhe shumë të veçant.
Diellza Kolgeci, thekson se nga paraqitja në skenë ka përjetuar një nga kujtimet me të bukura të karrieres së saj profesionale prej modelje, pasiqe një ndjenjë kaq positive e ka ndarë me mbesen e saj të preferuar Eriola Kolgeci.
Teuta Krasniqi, ka shprehur se është njera ndër përvojat më të çmuara që bashk me vajzen time Taren të dhurojm kontributin tonë në ndihmë të fëmijëve në Kosovë, duke prezentuar veshjet e Fashion designer : Znj. Aferdita Paqarada, të cilat janë donacion për Kosova’s Philanthropists.
Znj. Paqarada, shprehë se inspirimi për dy mini kolekcionet: “Chic” dhe “Retro Urban Princess story “, ka ardhur natyrshem dhe është përcjell nga një ndjësi e posaçme në skicimin, dizjanimin dhe realizimin e tyre. Inspirimi ka qenë femra e cila me auren e saj rrezaton pertej lekures dhe veshjës. Kjo femer e fuqishme dhe dominante mund të prezentohet me anë të Cocktail Dresses, të cilët janë të përshtatshëm për mbrëmje dhe daraka të veqanta.
Tonalitete e perdoruara dhe copat, janë mendafshi industrial I dekoruar me mbetje sisntetike dhe dantellat në thurje të paster. Tonet dominsuese, janë e zeza, hiri, hiri metalike dhe e blerta në thyerje tredimensionale.
Princesat nga Aphrodite couture, Arba Abrashi, Eriola Kolgeci, Tara Muharremi dhe Sara Hoxhaxhiku, kanë prezentuar funded he t-shirte të cilat kanë bazë materialet e pambukut dhe dantellat e dekoruara me aplikacione të veqanta, e tërë kjo paraqitje në përshtatje të plotë me tregimin urban të Princesvae retro.
Këto krijime janë donacion i brendit Aphoridte couture i cili vazhdon të sjelli produkte të reja të cilat mbajn vulen e Fashion designer: Znj. Afërdita Paqarada.