Kombinimet e duhura në ushqim dhe ato që duhet të shmangen

Në procesin jetik të ushqyerjes duhet të merrni parasysh edhe disa kombinime të ushqimeve. Duke e bërë këtë do të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme…

Janë disa ushqime, që nëse i marrim veçmas, i bëjnë mjaft mirë shëndetit tonë, por të kombinuara, mund të mos rezultojnë të tilla. Në çdo rast, rregulli bazë është ai që të hani në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Të shohim disa “martesa” ushqimore që duhen bërë dhe disa të tjera që nuk duhen bërë:

Po: Spinaq dhe vaj ulliri

Spinaqi përmban vitaminë K, e rëndësishme për faktorin e koagulimit të gjakut. Për ta asimiluar më mirë atë, duhet ta shoqëroni me vaj ulliri.

Po: Luleshtrydhe dhe kos

“Çiftimi” i luleshtrydhes dhe i kosit natyral këshillohet në rastet e dhembjes së barkut dhe mbajtjes së ujit në ditët e para të menstruacioneve. Kalciumi i pranishëm në kos është në gjendje të rregullojë spazmat, ndërsa kaliumi që përmban luleshtrydhja redukton lëngjet e tepërta.

Po: Banane dhe bajame

Bajamet dhe bananet përmbajnë tirosin dhe triptofan. Bëhet fjalë për dy aminoacide që ju rrisin humorin.

Po: Speca dhe karkaleca e detit

Specat dhe karkalecat e detit së bashku mbrojnë sytë nga rrezet e diellit. Të gjitha perimet me ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë janë të pasura me luteina dhe zeaxantin, ndërsa karkalecat e detit me astaxantin. Këto tre substanca i përkasin familjes së karotenoideve, që mbrojnë retinën nga stresi i shkaktuar nga drita dhe përmirësojnë shikimin.

Po: Arra dhe avokado

Proteinat e arrave të bashkuara me yndyrat e padëmshme të avokados ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga agjentët e jashtëm, duke e mbajtur atë të butë.

Po: Salmon dhe brokoli

Perimet si brokolit përmbajnë një sasi proteinash që të bashkuara me vitaminën D, e pranishme për shembull në salmon, i lejojnë organizmit të bëjë një asimilim korrekt të kaliumit, i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Po: Mollë dhe çokollatë e zezë

Thuhet se “një mollë në ditë mban larg mjekun”. Kjo frutë përmban kuercetin, një antioksidant që mbron enët e gjakut. Veprimi i saj fuqizohet nga katekina, një tjetër antioksidant që gjendet në rreth 70% të çokollatës së zezë.

Jo: Bukës së bardhë dhe marmelatës

Ky kombinim bëhet zakonisht në mëngjes, por ai nuk është aspak i duhuri, sepse përmban një sasi të madhe sheqeri, që nuk jep energjinë e duhur, por përkundrazi, ju mban të lodhur gjatë gjithë ditës.

Jo: Qumësht dhe drithëra

Ky është një lloj mëngjesi shumë popullor, por që fsheh rreziqe. Të dy ushqimet përmbajnë karbohidrate që treten lehtë, të cilat mund të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak dhe bllokim energjish.

Jo: Ëmbëlsira dhe verë

Për ekspertët, vera është e duhura me ushqimin. Por nëse do të hani një ëmbëlsirë duhet të shmangni alkoolin, pasi kur ai ndërvepron me sheqerin në gjak, rrit nivelet e insulinës. Përveç kësaj, alkooli e shndërron sheqerin në yndyrë. Nëse do të konsumoni këtë lloj kombinimi ushqimor, ju do të shëndosheni në mënyrë të pashmangshme.

Jo: Qofte me pure patatesh

Qoftet janë një burim i mirë proteinash, por ato kanë përmbajtje të lartë yndyrash dhe kalorish. Ndërkohë pureja siguron pak fibra dhe duke pasur në përbërje edhe gjalpin, bëhet një vakt me nivele të larta yndyre të ngopur. Përveç kësaj, mungesa e fibrave mund të shkaktojë kapsllëk.