Kombinimet ushqimore për një diete korrekte

Dieta perfekte, kilet që përpiqeni të humbisni me magji dhe shumë sakrifica të tjera…por është e mundur të jemi mirë thjesht duke kombinuar ushqimet midis tyre?

Rregulli i parë për të krijuar një kombinim korrekt ushqimor është të njihni ushqimet, të kesh një edukim ushqimor korrekt, përmes se cilës mund të mësoni të gjitha principet e një ushqimi korrekt, origjina e ushqimeve, prej ardhjen e tyre, përbërjet dhe mundësinë për të ditur ti kombinoni mes tyre, duke evituar gabime që me kohën mund të ndikojnë në shëndet.

Të kombinoni ngjyrat

Një hap i thjeshtë për të plotësuar dhe kombinuar ngjyrat mes tyre, ose për të kombinuar ushqimet të cilat kanë ngjyra të njëjta për të përfituar të mira e tyre. Nëse zgjidhni të konsumoni ushqime të kuqe, si për shembull shalqi, luleshtrydhe, qershi, rrepa, do ti ofronit organizmit tuaj substanca që parandalon veprimin e radikaleve të lira. Këto fal përbërësve që përmbajnë këto ushqime dhe që luajnë një rol pozitiv në enët e gjakut, duke vonuar plakjen qelizore. Gjithmonë tek ushqimet e kuqe gjeni dhe likopenin, ku janë të pasura domatet edhe këto janë në gjendje të parandalojnë plakjen qelizore.

Të kombinoni ushqimet me origjinë të ndryshme

Rregulli i dytë pas asaj të ngjyrës është kombinimi i ushqimeve duke ndjekur ndryshueshmërinë e origjinës, për shembull makaronat kombinohen shumë mirë me vajin e ullirit, salcën e domateve dhe borzilok. Të gjithë përbërës nga mbretëria vegjetale, që për më tepër krijojnë një lidhje shumë të bukur ngjyrash por më e rëndësishme është furnizimi me energji. Një porcion mish më shumë lëng limoni është ideale si kombinim për të pasur proteina. orizi me kunguj apo me karcof, orizi rrit shpejt gliceminë, por i cili frenohet nga perimet që do të kombinoni.

Kombinime për ‘tu evituar

Janë për t’u evituar spinaqi me vezë, sepse të dy ushqimet kanë një përmbajtje të lartë hekuri. Me mirë nëse kombinoni vezën me sallatë. Drithërat integrale me qumësht mund të jenë të mira, por acidi fitik (është forma kryesore e depozitimit të fosforit në shumë inde vegjetale sidomos në ushqime) zakonisht është i pa tolerueshëm nga stomaku i njerëzve dhe për këtë arsye bllokon përthithjen e kalciumit.