Home LAJME Komisioni Parlamentar sot në AKI

Komisioni Parlamentar sot në AKI

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot do të vizitojnë këtë institucion të sigurisë, ku do t’i shohin ankesat që kanë të bëjnë me verifikimin e personave që punojnë në disa institucione të Kosovës.

Ky verifikim nuk doli me biografi të pastër për disa zyrtar, disa prej tyre edhe në pozita të rëndësishme, sidomos në Policinë e Kosovës.

Ndryshe, kohëve të fundit ka pasur disa skandale që zbehin imazhin e këtij institucioni. Për këtë arsye, të premten me 2 maj në komisionin mbikëqyrës të AKI-së do të raportoj drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, ndërsa, të martën e javës së ardhshme do të raportoj Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së.

Ndryshe, mediat thonë se AKI-ja që është nën kompetencat e ekzekutivit, pritet të ketë qasje të madhe në telekomunikimin e kosovareve. Kjo do t’i mundësohet me ligj i cili parasheh themelimin e asaj që quhet “qendra monitoruese”.

Previous articleRusia synon destabilizimin e veriut
Next articleBale: Ja pse erdha te Reali